Lionel Messi largon Lautaro Martinez nga Barcellona. Sipas asaj që bën të ditur El Desmarque, “Pleshti” i ka bindur drejtuesit blaugrana të mos futen në lojë për “Toro”, për të mos komplikuar pozicionin e mikut të tij të skuadrës, Luis Suarez. Një zbulim që nga njëra anë konfirmon rëndësinë e Messi edhe në zgjedhjet e merkatos së klubit katalanas e nga tjetra i jep një asist Inter, prej muajsh i impenjuar me stafin e Lautaro për rinovimin e kontratës.
Autori i 13 golave e 3 asist në këtë fillim sezoni, aktualisht “Toro” ka një klauzolë prej 100 milionë euro për tu liruar nga zikaltrit e në muajt e fundit agjentët e tij kanë patur kontakte me Manchester City e Real Madrid. Sondazhe që janë regjistruar edhe në aksin Milano-Barcellona, deri në momentin që ndërhyri Messi për të bllokuar gjithcka. Një ndërhyrje e ashpër për të bllokuar që në lindje një tratativë me stafin e Lautaro, duke shpëtuar në këtë mënyrë rolin e protagonistit tek Barça të Suarez. Për Martinez nuk ka hapësirë tek Barcellona. E ka vendosur “Pleshti”.