Numër rekord vdekjesh nga koronavirusi, Kina shkarkon zyrtarët komunistë

E Enjte, 13 February 2020 12:10

Kina regjistroi një numër rekord vdekjesh nga koronavirusi të mërkurën. 242 persona humbën jetën, numri më i lartë që prej shpërthimit të epidemisë.

Po ashtu ka pasur rreth 15 mijë raste të reja me këtë sëmundje.

BBC raporton se kjo vjen për shkak se ka ndryshuar metodologjia e përcaktimit të të prekurve.

Megjithatë situata shqetësuese ka bërë që Kina të shkarkojë dy zyrtarë të lartë komunistë në provincën e Hubeit, që njihet si epiqendra e sëmundjes. 

I shkarkuar është sekretari i Partisë Komuniste për Hubein dhe ai për qytetin e Wuhan-it. Kina është akuzuar se ka fshehur përmasat e epidemisë.

Ndërkohë profesori David Heymann tha për BBC se numri i vdekjeve është shqetësues, por ai shtoi se sërish raporti mes të prekurve dhe viktimave mbetet thuajse në nivelet e mëparshme

Login to post comments