Skuadra e Barcelonës po vuan shumë nga dëmtimet e lojtarëve. Pas Dembeles, Suarezit, Lengletit dhe Turan, tashmë ishte radha e Jordi Albas, të cilët iu desh të linte fushën e lojës në ndeshjen ndaj Getafes për shkak të një dëmtimi muskulor.
E përditshmja spanjolle “AS’ raporton se mbrojtësi i ekipit katalanas do të qëndrojë për rreth tre javë jashtë fushave ë lojës.
Kështu që, Alba do të humbasë ‘El Clasicon’ kundër Real Madrid, ndeshje kjo me rëndësinë më të madhe.
Vendin e mbrojtësit të majtë pritet ta zë Junior Firpo.