Nuk luajti ndaj Skënderbeut, zbulohet arsyeja pse mungoi Gentian Muça

Diel, 16 February 2020 08:47

Gentian Muça ishte mungesa e madhe në sfidën e djeshme mes Tiranës dhe Skënderbeut. Lojtari ishte programuar si titullar, por dje në mëngjes ai nuk është ndierë mirë.

Ka qenë një gjendje gripale dhe një temperaturë e lartë, që e ka detyruar lojtarin të mos jetë as në stolin e rezervave.

Lojtari ka qenë me 38 gradë temperaturë dhe plogështi prej gjendjes gripale. Gripi dhe temperatura janë kthyer në makth për Tiranën para çdo ndeshjeje.

Bakaj, Vangjeli, Hoxhallari, Karabeci, Osmani janë disa nga lojtarët që kanë humbur gjatë këtyre javëve shansin për të qenë në fushën e lojës prej gjendjes gripale. Mungesa e mbrojtësit u ndie në fushë, pasi ai është nisësi i lojës së bardhebluve.

Login to post comments