Administratori i klubit tëVllaznisë Suad Lici në njëprononcim për ‘Super Sport’ është shprehur lidhur me eksplozivin e sotëm në makinën e tij ishte goditje për sportin. Ai thotë se nuk ka probleme por e pranon se merret prej vitesh me një biznes të pijeve freskuese.
Mund të na përshrkuani të rejat e fundit? “Kam vetëm një informacion dhe është se ka qenë C4 dhe nuk jam i interesuar më tepër pasi dhe organet kompetente do të merren me këto gjëra. Ishte një ditë e qetë, e zakonshme dhe pashë diçka të dyshimtë në makinë, më pas lajmërova policinë. Faleminderit Zotit, nuk ishte goditje për Licin, por ishte goditje për sportin në përgjithësi. I them atyre që kanë marrë pjesë në këtë gjë larg duart nga sporti”.
E përjashtoni pistën e biznesit? “Po, normalisht. Unë nuk jam person që kam probleme të tilla. Unë merrem me pijet freskuese dhe kam vite në binzes”.
Përse presione, nga vijnë? “Unë nuk jam në gjendje të shprehem nga vijnë këto presione, ne kemi zbatuar anën profesionale dhe kam qenë transparent me të gjithë. Çdo gjë që është bërë, është bërë me dokumenta dhe transparencë. Çdo njeri që mendon se mund të kontribuoj të Vllaznia mund të largohet dhe të rikthehet”.
Ndeshja ndaj Teutës? “Është ndeshja e radhës dhe do të kërkojmë të marrim fitoren”.