Barcelona zyrtarizon rikthimin e Neymar, por gjithçka është një…

Diel, 16 February 2020 13:46

“Neymar kthehet te Barcelona”, është ky njoftimi i shpërndarë në rrjetet sociale të klubit “blaugrana”, që sigurisht është shoqëruar me një çmenduri të vërtetë në internet. Nuk mund të ndodhte ndryshe sa i përket reagimeve, por ky lajm nuk ka asgjë të vërtetë.

Në fakt, gjithçka është vepër e një grupi “hacker” që e quan veten “OurMine”. Ky i fundit ka vendosur të provojë nivelin e sigurisë të rrjeteve sociale të klubit katalunjas. Përveç njoftimit për rikthimin e Neymar në shënjestër të “hacker” ka përfunduar edhe presidenti i Baecelonës, pasi është krijuar një hashtag #BartomeuOut.

Login to post comments