Jose Mourinho nuk mund të qëndroj pa lëshuar fjalë ndaj kundërshtarëve, ndërsa ato që shpreh portugezi menjëherë marrin një vëmendje të madhe.
Pas ndeshjes së djeshme, ku Tottenhami i tij fitoi ndaj Aston Vilës, Mourinho u pyet mbi dënimin e Manchester Cityt nga UEFA për shkak të parregullsive financiare.
57-vjeçari edhe pse me shaka, nuk nguroi të hidhte një “kunj” ndaj Cityt dhe gjithashtu Federatës Angleze, pasi së fundmi është folur edhe mbi një dënim që Federata mund të marrë ndaj “Qytetarëve”.
Kështu, Mourinho u shpreh se titulli i 2018-tës mund t’i takojë Manchester United, që në atë kohë drejtohej nga ai.
“Nuk kam humbur asnjë minutë për të analizuar vendimin e UEFA-s. Nëse unë merrem me atë, do të më duhet të kërkojë që ekipi i cili përfundoi i dyti në vitin 2018 të shpallet kampion apo jo? Kjo do ishte interesante, por duke lënë mënjanë shakatë, unë pres i qetë”, u shpreh Mourinho.