Emri i Vedat Muriqit nuk shuhet asnjëherë edhe kur nuk është kohë merkatoje.
Gjiganti i sulmit të Fenerbahçes po shkëlqen në Turqi falë golave të realizuar, teksa mbetet i preferuar i shumë klubeve në kampionatet më të rëndësishme europianë.
Tashmë, dihen ofertat për 25-vjeçarin nga Premier League, mirëpo së fundmi është shtuar edhe Bundesliga.
Eintraht Frankurt është vënë në lëvizje për futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës dhe e sheh si një alternativë për sezonin e ardhshëm.
Kështu, Muriqi ka edhe një tjetër destinacion cilësor në listën e tij.
Megjithatë, sulmuesi duket se preferon Anglinë aty ku Leicester apo Brighton kanë shprehur interesimin, pa harruar edhe Tottenham.