Humbja nëtransfertën e Dortmundit rikthen polemikat te Paris SG. Në qendër të kritikave edhe një herë Tomas Tuchel. Jo vetëm mediat, pasi akuzuesi kryesor i teknikut gjerman është Neymar. Një tjetër çështje për klubin parizien, që sheh sërish fantazmat e së shkuarës në Champions, ku pavarësisht investimeve marramendëse është eliminuar gjithmonë në 1/8 e turneut.
Disfata e fundit I faturohet kryesisht Tuchel, i cili surprizoi me zgjedhjet e tij teknike, duke preferuar një modul 3-4-3, që sipas medive në vend rezultoi i dështur. Por nuk pajtohet me këtë tekniku gjerman, që ia delegon pjesën më të madhe të fajita futbollistëve të tij, sidomos Neymar. “Ishte jashtë ritmit dhe kjo u pa qartë”, tha mes të tjerash Tuchel pas ndeshjes, teksa kjo fjali ndezi fitilin e shpërthimit të sulmuesit brazilian. Neymar nuk ka përdorur diplomacinë në deklaratat e tij.
“Në tre javët e fundit doja të luaja. Ndjehesha mirë, por mjekët dhe klubi nuk më lejuan, pasi kishin frikë se dëmtohesha. Një zgjedhje që nuk më pëlqeu, por e pranova. Është e vështirë të bësh mirë në ndeshje si kjo, nëse nuk ke luajtur më parë”, ka thënë Neymar, duke turbulluar sërish atmosferën në dhomat e zhveshjes të Paris SG.