Lamtumirë City dhe Barça, Hazard shqetëson Realin, përcaktohet shkalla e dëmtimit!

Hënë, 24 February 2020 11:25

Eden Hazard ishte blerja më e madhe e Real Madrid në merkaton e verës, një lojtar për të cilin investuan afro 90 milion euro por deri në këtë pikë të sezonit belgu ka rezultuar një dështim total. Cilësitë dhe klasi i tij nuk diskutohen në asnjë moment por problemi më i madh mbeten dëmtimet e shpeshta. Me fanellën e Realit, Hazard ka humbur 19 ndeshje si pasojë e dëmtimeve ndërsa me fanellën e Chelsea në 7 vite ka humbur vetëm 20 ndeshje, një diferencë aq e madhe sa duket e pabesueshme.

Jo vetëm kaq, Hazard pësoi një tjetër dëmtim në kavilje duke e bërë situatën shumë shqetësuese pasi i duhet të qëndroj jashtë fushave të blerta për të paktën dhe dy muaj të tjerë. Belgu humbet në këtë mënyrë dy ndeshje shumë përcaktuese për Real Madrid, kundër Man.City në Champions League dhe “El Clasico” kundër Barcelonës.

Login to post comments