Humbja me “poker” golash e pësuar në Shkodër ka trazuar edhe një herë situatën në shtëpinë e Luftëtarit, një humbje përballë një rivali dirket, nëse mund të quhet i tillë, e cila e bën dhe më të vështirë mbijetesën. Nuk është pritur mirë kjo humbje as nga trajneri Nikolin Çoçlli i cili ka paraqitur dorëheqjen tek stafi drejtues. Çoçlli nuk do të jetë më trajneri i Luftëtarit duke i lënë vendin Neritan Novit.
Ky i fundit u emërua përkohësisht si trajner i parë fill pas shkarkimit të Marantas por nuk drejtori asnjë ditë ekipin e parë pasi vendin e tij e mori pikërisht Çoçlli, i projektuar fillimisht si drejtor teknik. Novi është trajneri i 5-të që Luftëtari ndryshon në 23 javë kampionat, më herët në këtë post kanë qenë edhe Dalipi, Duro, Marantas dhe Çoçlli. Novi do të drejtoj Luftëtarin deri në fund të sezonit me shpresën për të mbijetuar në elitën e futbollit shqiptar. Trajneri i ri do të debutoj në një sfidë delikate si ajo kundër Laçit.