Tashmë koronavirusi po vijon me ritme të shpejta të paralizojë të gjitha aktivitete sportive, kjo dhe me vendimin e fundit të qeverisë. Pas futbollit, është basketbolli që njofton ndërprejen e kampionateve deri në një urdhër të dytë.
“Në vijim të komunikimeve zyrtare të bëra nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, jemi të detyruar të zbatojmë udhëzimet e konfirmuara zyrtarisht për ndërprerje të aktivitetit sportiv. Nëse në vazhdim do të ketë njoftime të tjera të ndryshme do t’ju komunikojmë në kohë reale”, njofton FSHB.