Ëndrra e fëmijërisë dhe dashuria e madhe e sportit ka bërë që ajo ti përvishet punës dhe të siguroj një vend të rëndësishëm në ekipin e të rinjve të Al Hilal në Sudan.
Në Sudan nuk ekzistojnë ekipet e femrave por Salma Al-Majidi, njihet nga FIFA si gruaja e parë që udhëheq një skuadër futbolli në botën arabe. Salma Al-Majidi, ka stërvitur disa klube sudaneze, ndërsa më i njohuri ishte Al Nasr Omdurman në divizionin e tetë.
“Në fillim, shumë lojtarë nuk bashkëpunonin me mua pasi që jam femër”, ka thënë Salma. Sudanezja është shprehur se në të ardhmen ëndërron që ta drejtojë ekipin kombëtar të femrave të Sudanit.