Reagimi i Ozil kur tifozët e qëlluan me bukë

Premte, 27 Prill 2018 13:33

Mesut Ozil është një nga  futbollistët më të mëdhenj që gëzon respektin në të gjithë botën e futbollit.

Provë e qartë u dha mbrëmë sërish nga turko-gjermani i Arsenali i cili teksa po ekzekutonte një goditje nga këndi, tifozët e Atleticos hedhin një copë bukë në fushë.

Asistuesi rekordmen në Premier League nuk u kthye nga tifozët për t'iu kundërvënë por e kap bukën e puth dhe e nxjerr në një vend ku nuk do të shkelet.

Gjesti i cili solli duartrokitje të mëdha në të gjithë stadiumin, madje po shihet si gjest i madh në të gjithë botën.

Modifikuar më Premte, 27 Prill 2018 13:37