Partizani performancë të dobët, Lushnja pikë pas 12 humbjesh

Saturday, 28 Prill 2018 18:35
Ndeshja e sotme Ndeshja e sotme

Është mbylluar në barazim ndeshja midis Lushnjës dhe Partizanit, në javën e 31 të Kategorisë Superiore.  Në pjesën e parë pati pak raste për të shënuar nga të dyja skuadrat.

Për Lushnjën ishte barazimi i parë pas 12 humbjesh rradhazi.

Në pjesëne dytë , Partizani pretendoi për një penallti me Asanin në minutën e 64-t, që nuk u akordua, dhe vetëm 5 minuta më vonë, gjyqtari akordoi një 11-metërsh për Lushnjën, që u shndërrua në gol nga Pepa.

Partizani provoi më pas të reagonte, me Gojkoviç dhe Abdurrahimin, por golin e barazimit e gjeti vetëm në minutën e 89-të, me Bathën. Deri në fund nuk kishte më raste të tjera, dhe ët dyja ekipet ndanë nga një pikë, me Partizanin që vështirëson gjithçka vetes për Europën.

Video