Yll i Bajrenit Emanuel Neuer në muajin shtator pësoi një tjetër frakturë në këmbën e tij dhe që në nga ai moment të gjithë dyshonin se ai do të ishte prezent në Botërorin e 2018-ës.
Vetëm pak ditë më parë vetë gardiani 32-vjeçar pohoi se kishte frikë se nuk do të grumbullohet nga Gjermania për shkak të formës së tij. Kjo nuk ndodhi pasi Low ka ende shpresa te Neuer, shpresa të cilat janë rritur tashmë me lajmin se portieri është grumbulluar për herë të parë me ekipin e Bajern Mynchen pas 8 muajsh.
Ekipi i drejtuar nga Heynckes do të luajë ndeshjen finale të Kupës së Gjermanisë kundër Frankfurt përpara se të mbyllet përfundimisht sezoni.
Ndërkohë Gjermania e nis fushën e Botërorit më 17 qershor kundër Meksikës në Moskë, por Neuer do të ketë mundësinë të tregojë se është gati në fazën përgatitore që “panzerat” do të nisin në Itali nga e marta e ardhshme.