Michel Platini pranon pas 20 vitesh se Kupa e Botës 1998 ishte trukuar në mënyrë që Franca dhe Brazili të mos ndesheshin me njëra-tjetrën në asnjë fazë përveç se në finale.
Ish-mesfushori, pranon se ka ndërhyrë në short për të siguruar që vendi i tij të shmangte kampionët në fuqi.
Në rregulloren e FIFA-s shkruhet se vendi organizator i Botërorit e ka të sigurt vendin e parë në vazon e parë para hedhjes së shortit të grupeve, ndërsa shtatë kokat e tjera të grupeve zgjidhen automatikisht.
Por në një intervistë radiofonike, Platini pranoi: “Kur organizuam kalendarin bëmë një truk të vogël”.
Brazili dhe Franca u vendosën pa short në grupin A dhe C respektivisht, e duke qenë se kalendari deri në finale ishte i organizuar që më parë, përballja ishte shmangur.
“Nëse ne e mbyllnim grupin në vend të parë dhe Brazili gjithashtu, atëherë nuk do të mund të ndesheshim përveç se në finale. Mendoni se të tjerët nuk e bëjnë këtë në Botërorët e tyre? Franca kundër Brazilit në finale, ishte ëndrra e të gjithëve”.