Tre persona ka mbetur të plagosur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në zonën e Kinostudios në Tiranë.
Siç bëhet me dije, ngjarja ka ndodhur në një pikë bastesh, ku të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të përplasjes me armë, ndërsa janë sekuestruar 10 gëzhoja plumbash.
Dyshimet e para janë se të shtënat kanë ndodhur mes dy bandave rivale për tregun e lëndëve narkotike.
Ndërsa, deri tani nuk kemi asnjë njoftim zyrtar për të këtë ngjarje nga ana e policisë së Shtetit.