Protesta e studentëve padyshim ka qenë një nga ngjarjet demokratike më të rëndësishme për shoqërinë shqiptare vitet e fundit.
E ndezur krejt spontanisht dhe pa mbështetje politike studentët në të gjitha Universitet e vendit, bojkotuan mësimin dhe dolën duke protestuar për uljen e tarifave dhe si dhe për përmirësimin e kushteve në Universitete. Ato i parashtruan 8 kërkesa qeverisë dhe kërkuan plotësimin e tyre duke refuzuar negociatat me kryeministrin Edi Rama, pavarsisht dialogut që ai ka kërkuar me to.
Por ajo që është vënë re në këtë protestë është përdorimi i “meme”-ve si postera, ku studentët evidentonin problemet që qeveria ka krijuar me to. Ndërkohë veç “meme”-ve sot ato kanë krijuar një parodi për kryeministrin Edi Rama, me këngën e njohur shqiptare “Rrugës i trishtuar”, të cilën e kanë kënduar në Urban.
“Rruges i trishtuar, dikush po ecen,
i falimentuar dhe fare vetem,
Reformen qe ngeli, duke kerkuar
i erdhi fundi
iku dhe e la…
Ramen qe e donte , sa donte jeten
e braktisi sonte dhe e la vetem
Ligjin qe hartoi, sa shpejt u shua,
erresires fundi …
iku dhe e la…
Ndoshta rri i fshehur, diku ne pyje,
apo rri i trembur, atje me yjet
dhe dergon atje
Ervisin qe e don.
Kushedi kur kthehet,
apo nuk kthehet,
se do pendohet
Çili ne vetmi,
lekët i kerkon…
nanananananana
Rruges i trishtuar, dikush po ecen,
i falimentuar dhe fare vetem,
Reformen qe ngeli, duke kerkuar
i erdhi fundi
iku dhe e la…
dhe pastaj do vij dhe do kerkoi
Që dikush tjeter, ta degjoi
Kete here te donte te ishte
edhe njeher pran
dhe do hiqte dore
Nga ligji qe e don…
nnananannaannaanna”
Frymëzuar nga Alban Pira