Prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, pritet të kalojë në skaner për pasurinë dhe integritetin e saj, në seancën me dyer të mbyllura që po zhvillohet sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KPK).
Nikëhasani është pjesë e listës së vettingut për shkak të kandidaturës së saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Prokurorja nuk ka zgjedhur avokat dhe ka vendosur të marrë pjesë vetë në seancën e KPK. Kriteri i pasurisë mjafton për të vendosur për prokuroren, ndërsa sipas ILDKPI ajo ka burime financiare të ligjshme.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Nikëhasani ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë Shqiptare. Në vitin 1993 ajo është emëruar prokurore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Që nga viti 2004 ajo mban pozicionin e prokurores së Apelit në Shkodër.
Deri më tani vettingu, pjesë e reformës në drejtësi ka shkarkuar gjyqtarin e Kushtetueses Fatos Lulo dhe Besim Trezhnjevën.