Investitorët izraelit hasin probleme në investimet që duan të bëjnë në Shqipëri.
Këtë shqetësim e ka shprehur edhe ambasdori i Izraelit në Tiranë Boaz Rodkin , i cili është shprehur se pavarësisht interesit të shfaqur , ka disa burokraci nga ana e qeverisë e cila i frenon.
“Sipërmarrësit izraelitë janë të interesuar për të hyrë në tregun shqiptar, por ka disa pengesa, ndër të cilat burokracia apo ndryshimet e shpeshta ligjore, që i kanë frenuar. Disa prej tyre po punojnë me ekspertët ligjore, në përpjekje për të deshifruar e për t’u njohur me bazën ligjore se si të punojnë këtu. Por për të qenë i sinqertë, ky proces ka qenë paksa më i ngadaltë, nga sa e prisja, kur mora detyrën tre vite më parë në Shqipëri.”