Fshati Gorre dy vjet pa qendër shëndetësore

Saturday, 19 May 2018 16:34

Fshati Gorre ka rreth 1500 banorë, të cilët vuajnë për një qendër shëndetësore. Qendra ekzistuese u mbyll në vitin 2016 nga Inspektorati i Shëndetësisë për shkak të kushteve të papërshtatshme.

Në fshatin Gorre të Lezhës, edhe pse ka një numër të madh banorësh, qendra shëndetësore është jashtë çdo funksioni. Prej dy vitesh, thonë banorët, kjo qendër nuk funksionon fare, ndërkohë që është ndërtuar gjatë kohës së komunizmit, por që atëherë askush nuk ka vënë më dorë.

Banorët shprehen se duhet të shkojnë në Fushë-kuqe ose në Laç, përndryshe nuk ka zgjidhje për njerëzit e sëmurë.

Ata thonë se para disa kohësh është tentuar një ndërhyrje për rikonstruksionin e saj, por banorët e kanë kundërshtuar, pasi ajo qendër kërkon rehabilitim total.

Modifikuar më Saturday, 19 May 2018 16:37
Login to post comments