Pedonalja e Shkodrës u kthye mbrëmjen e djeshme në një pasarelë mode që tërhoqi vëmendjen e qindra qytetarëve. E organizuar në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, sfilata e modës merrte frymëzim pikërisht nga fotot e e Marubit, me temën “Moda kontemporane nga tradita”.
4 stilistët e rinj që paraqitën krijimet e tyre Etnik Shala, Besa Rugova, Dorina Kola dhe Hilda Maha, kishin në themel traditën etnografike shqiptare e pasqyruar në veshjet e personazheve të fotografuar nga dinastia shkodrane Marubi. Eventi u shoqërua edhe me disa recitime të aktores Ema Ndoja, e cila kthehej në vendlindje pas një mungese të gjatë.