FIKF “Vëllezërit Manaki” përfundon sonte me çmime për kinematografët më të mirë

Diel, 30 September 2018 18:23

Me ndarjen e çmimeve “Kamera 300”, në Manastir sonte do të përmbyllet Festivali i 39-të Internacional i Kamerës së Filmit “Vëllezërit Manaki” i cili që nga e java e kaluar u mbajt nën moton “Heqim kapelën” dhe publikut i ofroi 95 filma në 14 programe.

Në konkurrencë për tre çmimet “Kamera 300” (e artë, e argjendtë dhe e bronztë) për kinematograf më të mirë garuan 12 filma: “Tranzit” (Gjermani); “Lufta e ftohtë” (Poloni); “Mizat e dimrit” (Çeki); “Vera” (Rusi); “Aga” (Bullgari); “Djegia” (Koreja Jugore); “Fokstrot” (Izrael); “Niko” (Itali); “Hiri është më i pastër i bardhë” (Kinë); “Pasuri e patundshme” (Suedi); “Vajza” (Belgjikë) dhe hiti në SHBA i Spajk Li.

Yje të festivalit të sivjetmë ishin kinematografi britanik dhe poseduesi i Oskarit Roxher Dikins dhe diva italiane e filmit me karrierë botërore Klaudia Kardinale të cilat në hapje i pranuan çmimet “Kamera e artë 300” për vepër jetësore, gjegjësisht për kontribut në kinematografinë botërore. Aktorja Milica Stojanova, këtë vit e fitoi çmimin “Ylli i madh” nga Shoqata e profesionistëve të filmit të Maqedonisë, transmeton MIA.

Festivali do të përfundojë me premierën e filmit të shkurtër shkencor-fantastik “Zbuluesi” i regjisorit të ri me origjinë maqedonase Aleks Cvetkov i cili jeton dhe punon në Slloveni. Temë e filmit është opsesionimi me teknologji i kohës së re, varshmëria nga rrjetet sociale dhe se si ato reflektojnë në jetën e njerëzve.

Cvetkov është djali i kaskaderit të famshëm nga Maqedonia, Rok Cvetkov, i cili punonte në filma holivudian si “Lista e Shindelrovit”, “Patrioti”, “Vendi i askujt”. I riu Cvetkov studion regji në Los Anxhelos, ndërsa ky film debutues është punim i tij i diplomës.

Login to post comments