Kosova në Festivalin Ndërkombëtar të Koreve Botërore në Francë

Hënë, 07 May 2018 09:14

Kori i qytetit të Pejës “Siparantum Choir” të hënën me datë 7 maj do të udhëtojë për në Nancy të Francës me ç’rast do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të koreve botërore “Nancy Voix Du Monde 2018” në Francë, që mbahet nga data 9-13 Maj.

Kori i qytetit të Pejës “Siparantum Choir” të hënën me datë 7 maj do të udhëtojë për në Nancy të Francës me ç’rast do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të koreve botërore “Nancy Voix Du Monde 2018” në Francë, që mbahet nga data 9-13 Maj.Kori i qytetit të Pejës “Siparantum Choir” të hënën me datë 7 maj do të udhëtojë për në Nancy të Francës me ç’rast do të jetë pjesë e festivalit ndërkombëtar të koreve botërore “Nancy Voix Du Monde 2018” në Francë, që mbahet nga data 9-13 Maj.
Kori do të paraqitet resht me disa koncerte në lokacionet më të njohura të vendit si; Temple à NANCY, la salle Erkman à LUNEVILLE, Grand Salon de NANCY dhe Place Stanislas à NANCY, ku në këtë mbrëmje ne do paraqitemi bashkë me shtetet si; Algjeria, Gjermania, Argjentina, Bullgaria, Kili, Ekuadori, Filipinët, RD e Kongos, R. Çeke, Zvicra, Ukraina etj.
“Për këtë program ne jemi duke punuar gjatë dhe intenzivisht dhe ja mundi u shpërblye. Edhe pse kori është formuar vitin e kaluar, konsideroj se kemi bërë një punë të madhe dhe e gjithë kjo në baza vullnetare vetëm për të pasuruar kulturën dhe vlerat tona. Për këtë gjë i jam falënderues gjithë atyre që na kanë përkrahur drejt qëllimeve tona artistike. Shpresoj që do të kthehemi me paraqitjet tona më të mira nga Franca”, thotë Fatmir Bajraktari, president i korit.
Kori Siparantum do të paraqitet me vepra të kompozitorëve të njohur botëror dhe vendor si; Ëhitacre, Bartolucci, Runestad, Gjeilo, M. Mengjiqi, K. Aliçkaj, D. Zeqiri-Nushi, M. Kelmendi etj.
“Është kënaqësi për mua si dirigjent të jem pjesë e këtij eventi shumë të rëndësishëm ku shteti ynë Kosova paraqitet për herë të parë në këtë festival, me ç’rast ne do të paraqitemi me vepra të repertorit të ndryshëm duke përfshi poashtu vepra të kompozitorëve të njohur botëror dhe qëllimi kryesor është paraqitja e motiveve dhe vlerave tona kombëtare në këtë festival. Ndjehem krenar që shoh flamurin e shtetit tonë në mesin e shteteve të botës në këtë festival që për neve si shtet konsideroj që është një ngjarje shumë e rëndësishme kulturore për ne”, pohon Memli Kelmendi, dirigjent i korit.
Pjesë e programit do të jenë; Agron Shujaku, piano; Matej Karaqi, vokal; Arita Bajraktari, soprano dhe piano; Bleona Leka, piano; Rexhë Dobrunaj, bas dhe bariton; Erjon Palucaj, vokal ; Luan Sapunxhiu, gitarë ; Rizah Jahaj, tenor; Blerina Zeka, flaut; Durim Jasharaj, fagot.
Pjesëmarrja e shtetit të Kosovës në këtë festival është përcjellë edhe nga media të shumta franceze.
Të shtunën me datë 12 Maj duke filluar nga ora 20:00 të interesuarit mund të përcjellin mbrëmjen e fundit live në: http://www.chantchoral.org /

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...