Kryeministri i Shqipërisë, ‘politikani i madh botëror’, vijon të delirojë pa kufij. Sot ia ka lejuar vetes të sulmojë vendet anëtare të BE-së që nuk e duan zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Në një konferencë për mediat, me shefen e politikës së Jashtme, Frederica Mogherini, Edi Rama është shprehur se ‘ka forca dhe vende anëtare në BE që nuk e duan zgjerimin dhe nuk e duan anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor’.
Deklarata e Edi Ramës vjen vetëm një ditë pas deklaratës së fuqishme të presidenti të Francës, Emmanuel Macron se ‘BE është në krizë dhe nuk është koha për zgjerim’.