Artistët janë ngritur kundër prishjes dhe ndërtimit të Teatrit të ri.
Ata janë pro ndërtimit të një teatrit të ri, por nuk duan që teatri të ndërtohet bashkë me kullat e larta, që ka planifikuar kryeministri Edi Rama dhe kreu i bashkisë, Erion Veliaj.
Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj, pasi u qëllua me vezë ditën e djeshme, mbajti një dëgjesë publike me aktorët lidhur me teatrin e ri.
Por ajo çfarë është për të ardhur keq, ka të bëjë me servilizmin që po tregojnë drejtorët e teatrove, ku kanë dalë hapur në krah të Ramës dhe të Veliajt.
Në vendet e botës, drejtorët e teatrove janë gjithnjë me aktorët, ndërsa në Shqipëria ata dalin kundër aktorëve, në mbështetje të atyre që i kanë emëruar aty.
Bëhet fjalë për Ervin Çulit, drejtorin e Teatrit Kombëtar, i cili është konfilikuar me aktorët më të shquar shqiptar, për të mbrojtur Ramën dhe Veliajn, që janë pro prishjes së teatrit dhe ndërtimit të kullave.
Po ashtu, edhe drejtori i Teatrit të Kukullave, Erion Isaraj, pasi bërë fushatë për Rilindjen dhe mori postin, tani është vënë në shërbim të Ramës.
Po ashtu, edhe drejtoresh e Teatrit të Korçës, Zamira Kita, nuk e kishte fare për turp që të mbronte prishjen e Teatrit dhe ndërtimin e kullave nga Rama dhe Veliaj.
Kjo shpjegon që ata janë vënë në krye të teatrove jo për shkak të aftësive, por për t’i shërbyer Ramës dhe pushtetit. /55News.al/