Dy mesazhet që trafikantët i dërguan shqiptarëve, një me plumb e tjetrin me Ramën

Premte, 07 September 2018 14:22

Dy ngjarje të njëpasnjëshme kanë shokuar opinionin publik në 24 orët e fundit. Nisi me ditën e djeshme kur u raportua vrasja me një plumb pas koke e të riut Alket Muho. Ky i fundit kishte guxuar të raportonte parcelën me kanabis që trafikantët vazhdojnë të kultivojnë edhe pse Rama po bërtet me të madhe se numri i kultivimit është ZERO.
Shpërblimi moral, si një qytetar i përgjegjshëm, Alket Muhos i erdhi 10 ditë më vonë pasi e raportoi rastin në zyrat e Ministrisë së Brendshme. Shpërblimi ishte një plumb.
Ky plumb ishte një mesazh për cilindo qytetar që do të guxojë të denoncojë trafikantët e kanabisit. Sot, pas kësaj ngjarje asnjë nuk do të guxonte, as të hedhë sytë nga parcelat, e jo më të denoncojë.
Mesazhi i dytë që trafikantët përcollën ishte nëpërmjet kryeministrit Edi Rama. Sot , Rama, nga Asambleja e PS-së përjashtoi deputetin e tij, të Kurbinit, Gjetan Gjetani. Ky i fundit guxoi të denonconte situatën e renduar kriminale në Lezhë, madje deputeti guxoi të fliste me emër konkret për zyrtarë të lartë t policisë së zonës që bashkëpunojnë me krimin. Ky denoncim publik, nuk u përtyp mirë nga bandat që operojnë në Lezhë, të cilat i kërkuan Ramës që ta përjashtojë deputetin që devijoi nga pakti i bashkëqeverisjes Krim-Qeveri.
Pra, sot para shqiptarëve folën grupet kriminale. Mesazhin e parë e dhanë vetë, duke vrarë të riun Alket Muho, ndërsa mesazhin e dytë e përcollën nëpërmjet kryeministrit Edi Rama./55news.al

Login to post comments