Basha pranë banorëve të Unazës së Re: Projekt i paligjshëm, 3 shkelje të mëdha

E mërkurë, 14 November 2018 16:46

Për herë të dytë brenda pak ditësh, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me banorët e zonës së ‘Astirit’, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i ‘Unazës së Re’.

Gjatë fjalës së tij, Basha është shprehur se projekti është për një autostradë, me jo për një rrugë si unaza.

Basha u shpreh se projekti është i paligjshëm sepse nuk është miratuar nga pushteti vendor.

‘Pushteti vendor nuk duhej që të ishte pranuar. E më pas del njëri, një njeri me shpirt të zi, i cili thotë se janë shpellarë.

Një, kemi të bëjmë me një projekt fantazmë, dy kemi një projekt që nuk është për brenda qytetit dhe tre, nuk është miratuar nga bashkia’, u shpreh Basha.

Modifikuar më E mërkurë, 14 November 2018 22:29
Login to post comments