Edhe misini i OSBE-së në Tiranë ka përshëndetur dënimin e Emiljano Shullazit nga gjykata.
Në një deklaratë për mediat, OSBE kërkon që të arrestohen edhe kriminelë të tjerë të rrezikshëm.
Deklarata e plotë e OSBE:
Prezenca e OSBE-së mirëpret vendimin e gjykatës për çështjen Shullazi.
Gjithashtu, jemi të inkurajuar nga operacionet e muajve të fundit kundër krimit të organizuar dhe, së bashku me qytetarët shqiptarë që respektojnë ligjin, presim të shohim më shumë arrestime dhe dënime të kriminelëve të rrezikshëm.
Mbështesim vendosmërinë e qeverisë së Shqipërisë për të përshkallëzuar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kriminelët e kanë vendin në burg!