Rama në hall përpara Merkelit, duhet të justifikojë sulmet ndaj deputetit të CDU-së

Tuesday, 24 Prill 2018 17:39

 Vizita e Ramës në Gjemarni i paraprin një serë kritikash që eksponentë të CDU-së së Angela Merkel drejtuan kundër keqqeverisjes së Ramës. Por në vend që të mësonte nga kritikat miqësore të zyrtarëve gjermanë, Rama zgjodhi t’i shigjetojë ata. Bëhet fjalë për Gunther Krichbaum. Edi Rama niset drejt Gjermanisë, raporton zyra e shtypit, por ai njëkohësisht po tenton të kanalizojë kritikat e politikanit të rëndësishëm gjerman tek individi, në tentativë për t’iu shmangur përgjegjësive të qeverisë së tij mbi ngecjen e reformave në Shqipëri. Ky është një problem që Rama duhet ta sqarojë me kancelaren Merkel.

Mediat pranë Ramës kanë nisur një sulm kundër Krischbaum. Por kryeministri po harxhon energji për t’i shpjeguar publikut se ai nuk ka orientuar asnjë sulm ndaj deputetit gjerman, njeri shumë pranë kancelares Angela Merkel dhe zyrtari më i rëndësishëm për zgjerimin e Bashkimit Europian në Bundestag.

Krichbaum deklaroi pak ditë më parë se, para se të vendoset për hapjen e negociatave me Shqipërisë, Bundestagu gjerman do të marrë në shqyrtim edhe raporte të ndryshme, si Transparency International apo të Bankës Botërore.

 Këtu qëndron problemi i Edi Ramës. Ai e di shumë mirë, siç tashmë e di edhe publiku, që këto organizma ndërkombëtare të cilat do t’i referohen parlamentarët gjermanë, nuk janë më të mirët e mundshëm për qeverinë “Rama”.

Transparency International, në raportin e tij më të fundit, publikuar në Shkurt 2018, e renditi Shqipërinë në vend të 91-të mes 180 vendeve, me një rënie prej tetë vendesh që prej vitit 2016. Shqipëria shënoi 38 nga 100 pikë gjithsej.

Banka Botërore, në raportin e saj publikuar në nëntor 2017, deklaroi se “Rritja ekonomike e Shqipërisë do të ulet për shkak të përfundimit të dy projekteve të mëdha në fushën e energjisë, gazsjellësit Transadriatik dhe Kaskadës së Devollit, ndërkohë që nuk ka asnjë investim tjetër të madh në horizont që mund të zëvendësojë efektin e tyre,” deklaroi BB.

Pra, edhe në aspektin ekonomik, qeveria shqiptare duket se nuk do të marrë asnjë dritë jeshile nga Këshilli Europian, duke konsideruar këtu faktin që Bundestagu gjerman do t’i referohet edhe këtij raporti lidhur me diskutimet për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Është e qartë se Edi Rama, në luftën e tij të stisur kundër individid Gunther Krichbaum, synon që të zhvlerësojë kritikat e tij, ndoshta në përpjekjen për t’i hedhur hi syve publikut shqiptar se ai e ka personale me kryeministrin e Shqipërisë. Një përpjekje, e cila duket më shumë se sa qesharake.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...