“Në videopërgjim përmendet një Ermali, Ermali, mua më thanë që ky është shef policie, por s’jam i sigurtë, duhet ta konfirmojë Klodiana Lala”.
Kështu tha sot në emisionin “Studio e Hapur” analisti Fatos Lubonja, teksa gazetarja Klodiana Lala tha se nuk kishte dijeni për këtë emër, por që shefa policie të quajtur Ermal ka pasur por kanë shërbyer në Lezhë dhe Tiranë.
“Ka pasur në Lezhë në fakt shefa policie me emrin Ermali, por nga çfarë kam verifikuar personi që përmendet me një nofkë aty konfimoj që bëhet fjalë për lokalin e një biznesmeni të njohur në zonen e Lungomares ku është bërë dhe përgjimi që me rezulton pa precedentë penalë, pavaresisht pasurisë që ka.
Ermalin s’ka një isntitucion të më thotë kush është ky person konkret.
Sa i përket Ermalit shef policie ka qenë në zonën e Lezhës në fakt, ka shërbyer edhe në Tiranë, por nuk e di nese kane sherbyer per periudha te shkurtra edhe ne Vlore.
Do duhej që Xhafaj të kishte dhënë tani dorëheqjen, për ta lënë prokurorinë të hetojë.
Mua nuk më rezulton që oficerë të policise gjyqësore të shkojnë te PD për të bërë sekuestrimin e videokasetës”.