Njihuni me prokurorin e Tiranës që fitoi 50 mijë USD nga bastet

Tuesday, 03 July 2018 13:28

Luan Kaloçi, prokuror i Apelit të Tiranës prej vitit 2002, përballet sot në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. 

Trupa gjykuese që kryen rivlerësimin e prokurorit Kaloçi përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja.

Sipas relatores: ILDKPKI thotë se subjekti ka kryer deklarim te rreme te pasurisë dhe ka fshehur pasurine. KPK ka zhvilluar hetimin e saj pas raportit te ILDKPKI. Nga hetimi rezulton se subjekti ka apartament 145 metra katrore me vlere 52 mije USD. Sipas KPK konstatohet se ka mospërputhje për burimin e parave te blerjes se ketij apartamenti se ai deklaron se e ka blere shpine nga shitja e shtëpisë ne Elbasan dhe nga nje kredi. Nga kontrata e shitjes del se shtëpia eshte shitur per 200 mije leke ndërsa ne deklaraten qe ka dhëne ne veting e ka deklaruar 4 mln leke shitjen e shpesë ne Elbasan. Gjithashtu ka edhe mospërputhje me apartamentin e blere ne Tirane mes vlerës dhe blerjes se saj.

Login to post comments