Partia Demokratike ka treguar se është e vendosur dhe nuk lëkundet para asgjëje në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Gjatë mbledhjes së sotme në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputetja e PD-së, Albana Vokshi është shprehur se nëpërmjet këtij projektligji po i vidhet zemra Tiranës dhe se ai nuk përfaqëson asgjë tjetër vetëm interesin e disa njerëzve për tu pasuruar në kurriz të Teatrit duke e shndërrur atë në kullë.
Opozita i ka ka thenë jo këtij projektligji i cili është një akt antikushtetues, kriminal, monstruoz nëpërmjet të të cilit do të vidhet zemra e tiranes. Projekti do i jepet një privati për të cilin po hartohet një projektligj i personalizuar për tu kullëzuar. Teatri në vetvete është preteksti që ka gjetur Edi Rama, është shprehur Vokshi.
Deputetja ka vijuar më tej duke thënë se: "Prona publike është e të gjithë qytetarëve të Tiranës dhe duhet të luftojmë për ta ruajtur. Deputetët e mazhorancës janë detyruar të votojnë po në parim për projektligjin. Do vazhdojmë ti kërkojmë mazhorancës ta tërheqi këtë projektligj
Gjithashtu Vokshi u ka bërë thirje deputetëve të mazhorancës të reagojnë duke u drejtuar një shprehje të huazuar “Mos u bëni dhe juve kamikazë”.