Tragjike në Elbasan, gjenden pa jetë një çift të moshuarish

E mërkurë, 04 July 2018 08:01

Qyteti i Elbasanit është tronditur nga një ngjarje e rëndë mbrëmjen e djeshme, ku një çift bashkëshortësh janë gjetur të pajetë në banesë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Gjegjan të Elbasanit. Identiteti i viktimave nuk dihet ende. Ata kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit, pasi në banesën e tyre ka rënë zjarr, shkak i të cilit mendohet të jetë bërë një bombël gazi. Mësohet se zjarri ka rënë në paradhomën e banesës ku fillimisht janë djegur kolltuqet dhe divanët që kanë mbyshur me tym gjithë ambientet e tjera. Viktimat janë gjetur të mbyllur në banesën e tyre dykatëshe, ndërkohë që çifti rreth të 60-ve jetonte vetëm.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Modifikuar më E mërkurë, 04 July 2018 08:26
Login to post comments