Pranë të gjithë enteve rregullatore do të ngrihet një strukturë e posaçme, që do të ketë në fokus mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve”.
Gjithçka parashikohet në disa ndryshime të ligjit aktual, i cili synon që mosmarrëveshjet mes shitësit dhe blerësit të zgjidhen pa qenë e nevojshme që palët t’i drejtohen gjykatave.
Po ashtu, ligji i ri pritet të rregullojë edhe tregun e shit-blerjeve online, në drejtim të të drejtave të konsumatorit.
Komisioni parlamentar i veprimtarive prodhuese miratoi në parim projektligjin, ndërsa në javët në vijim do të bëhet shqyrtimi nen për nen.