'Bela Mafia' dhe lidhja me vrasësin shqiptar me pagesë

Hënë, 24 September 2018 11:21

Mediat greke kanë shndërruar ditët e fundit në krye-lajm të kronikës së zezë ekzekutimin tipik mafioz të një avokateje të njohur 33 vjeçare, e cila njihej për lidhjet e ngushta me krimin e organizuar.

E etiketuar si “Ekaterina Bela Mafia”, ajo u gjet pak ditë më parë e vrarë, në një garazh, pasi ishte qëlluar në mënyrë të egër, plot 16 herë me kallashnikov dhe me pistoletë.

 Avokatja, që ishte larguar prej vitesh nga Athina, por ishte rikthyer ditët e fundit. Media greke Sky thotë se 33-vjeçarja kishte lidhje të ngushta edhe me një vrasës shqiptar në Athinë, i cili në vitin 2009 ishte paguar 40 mijë euro për vrasjen e një gruaje. Në atë periudhë doli pikërisht emri i 33-vjeçares, si porositëse e mundshme e vrasjes, por më pas u la e lirë. Bashkëpunëtori i saj shqiptar ndërkohë dyshohej dhe për sulmin me acid ndaj një deputeteje greke, Konstantina Kuneva.

“Avokatja, që dyshohet se ishte e lidhur me një nga kokat e krimit, ka qenë në të kaluarën e akuzuar për vjedhje, drogë dhe përfshirje në organizatë kriminale, ndërsa kishte qenë disa herë edhe shënjestër e atentateve, një prej të cilëve në vitin 2011, kur ishte 7-muajshe shtatzënë”, shkruajnë mediat greke.

ImageImageImageImageImage

Login to post comments