Ashtu siç ndihmoi në operacionet e kërkim-shpëtimit, Izraeli po kontribuon edhe në ekspertimin e banesave që janë prekur nga tërmeti.
Një ekip i Forcës Mbrojtëse të Izraelit ka qenë në disa zona të prekura nga tërmeti në Shqipëri, për të bërë vlerësimet e banesave të dëmtuara.
Qindra banesa janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilat po vlerësohen nga ekspertë vendas dhe të huaj.