AIS, organizatë jo qeveritare, promotore e Open Data Albania kërkon që Thesari i Shtetit të bëjë publike listën e donacioneve që janë dhënë për fatkeqësinë e tërmetit.
Në një njoftim publik organizatat jo qeveritare kërkojnë “publikim në kohë reale ose në mënyrë periodike çdo ditë (çdo 24 orë) të Listës së donatorëve dhuruesve në Thesarin e Shtetit si ndihmë për dëmin e shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019. Lista duhet të ketë qartë të identifikuar donatorët dhe shumat e dhuruara nga qeveri, individ, subjekte ekonomike dhe entitete te tjera!”.