Një operacion i gjerë po zhvillohet në këtë momente nga Policia e Shtetit në qarkun e Tiranës, ku deri më tani janë shoqëruar të paktën 40 persona.
Shoqërimi i tyre është bërë në kuadër të operacioni për personat e implikuar në dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.
Operacioni është shtrirë në Vorë, Farkë dhe Kashar.
Mësohet se i shoqëruar në këtë aksion është edhe Fatbardh Plaku ish kreu i komunës së Farkës, Besnik Fuçia ish kreu i komunës Kashar, si edhe Luan Beta ish shef urbanistike në Vorë.
Burime nga Prokuroria e Tiranes thonë se nga tërmeti deri më tani ka patur kallëzime nga banorë të pallateve në prokurori dhe në polici se katet e para të pallateve nga apartamente janë kthyer në lokale dhe dyqane duke holluar muret e brendshme ose hequr e zëvendësuar me xham.
Ndërkohë që priten të zbardhen edhe emrat e personave të tjerë të shoqëruar.