jashtë persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Policia zhvilloi një aksion anti-drogë në Vlorë dhe në fshatrat e lumit të këtij qyteti.
Aksioni është përqëndruar në këto zona si njësi administrative problematike për kultivimin e lëndëve narkotike.
Sipas raportimeve nga policia e Shtetit, aksioni u ndërmorr pas informacioneve në rrugë operative.
Ende nuk janë bërë publike emrat e të arrestuarve, ndërkohë disa prej tyre janë të dyshuar për grabitje apo djegie automjetesh.