Masat kundër koronavirusit/ “Kirurgjia kalon tek Ushtaraku”- Gjata: 4 skenarët për të përballuar shtimin e rasteve

Hënë, 16 Mars 2020 18:18

Ada Hazizolli/ Rritja progresive e të prekurve nga koronavirusi shton edhe më tepër pikëpyetjet deri kur do të vazhdojë kjo situatë.

Çdo parashikim përmbyset nga një tjetër dhe ne kushtet kur ka kaq shumë të panjohura shumëkush nga ne ka nevojë të di sesi do të përballohet, duke marrë në konsideratë çdo skenar të mundshëm. Deri më tani janë 52 raste të konfirmuara me COVID-19, por ekspertët  thonë se, kjo shifër mund të jetë deri 15 herë më e lartë.

Prof. Arben Gjata, shefi i shërbimit të Kirurgjisë së Përgjithshme në QSUT bën me dije se brenda kësaj jave do të zhvendosen në ambientet e Spitalit të Traumës pacientët e pavionit të kirurgjisë së përgjithshme 1 dhe 2 dhe pajisjet në këto dy pavione do të jenë në funksion për trajtimin e të prekurve nga COVID-19.

Si  pjesë e Task Forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësisë pas situatës së krijuar nga koronavirusi, profesor Gjata bën me dije edhe po ashtu edhe skenarët që janë menduar për ti ballë ballë situatës e cila pritet të mos jetë fortë e lehtë.

Kështu krahas nevojës për ekip mjekësor, një nevojë e ngutshme është po ashtu për ambiente dhe pajisje për të infektuarit që do të shfaqin komplikacione.

Aktualisht është transformuar në spital COVID spitali Infektiv i QSUT dhe tre katet e tij, të cilat me gjithë sforcimet e bëra për të shfrytëzuar çdo hapësirë, ka një kapacitet prej 120 shtretërish.

Nëse do të nevojiten ambjente të tjera shtesë, atëherë siç bëri me dije edhe zv.ministrja Rakacolli, do të përdoren ambientet e spitalit “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet.

Në përgjigje të situatës që mund të krijohet do të vihet në dispozicion e gjithë godina me një kapacitet prej 140 shtretërish.

Por nëse numri i të infektuarve, që do të kërkojnë kujdes shëndetësor do të jetë mbi 250 apo më tepër atëherë do të jenë dy katet e godinës që kanë qënë në funksion deri pak muaj më parë të kirurgjisë së përgjithshme.

Skenari i 4-të, pra duke marrë parasysh agravimin e mëtejshëm të situatës, është ai për shfrytëzimin e ambjenteve të një spitali privat në kryeqytet.

Nga ana tjetër, situata e krijuar nga koronavirusi ka vënë në vështirësi shërbimet e tjera të cilat do të duhet të përballen me mungesë të ambjenteve. Kjo ka ndodhur me shërbimin e reumatologjisë, për të cilët ende nuk është caktuar godina se ku do të ofrohet ky shërbim.

“Nuk kemi ende një adresë. Nëse do të ketë raste do të shkojnë tek mjekësia Iterne ose tek 6 katëshi. Spitali Infektiv u boshatisë. Veç reumatologjisë dhe alergologjisë ishte përkohësisht edhe dermatologjia. Të gjithë të sëmurët kanë dalë, përfshirë edhe të sëmurët e Infektivit të cilët ishin me patologji të tjera”, bën me dije mjeku reumatolog profesor Argjend Tafaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...