Studimi shpresdhënës i profesorit francez: Hidroksilklorikina kundër koronavirusit, terapia ime u testua me sukses tek 80 pacientë

Saturday, 28 Mars 2020 17:50

Didier Raoult, i cilësuar si profesori kontrovers nga Marseja, ka publikuar të premten në darkë rezultatet e një studimi të dytë mbi kombinimimin e hidroksiklorokinës me një antibiotik për të mposhtur koronavirusin.

Doktori i Marsejës është entuziast. Studimi i ri u krye mbi 80 pacientë dhe “demonstron efektivitetin e protokollit” dhe “rëndësinë e kombinimit të hidroksilkorikinës dhe azitromicinës”, sipas Didier Raoult.

I gjendur mes polemikave që prej botimit të studimit të parë të kryer mbi 24 pacientë, disa javë më parë, profesori Raoult këmbëngul kundër të gjithë kritikëve, se marrja e hidroksiklorokinës është e vetmja mënyrë për të luftuar në mënyrë efektive kundër Covid-19.

Studimi I dytë I publikuar konsiston në një ndjekje më të gjatë në kohë të pacientëve (6 deri në 10 ditë) dhe një grup më të madh të pacientëve (80 këtë herë nga 24 në studimin e parë).

Sipas rezultateve të këtij studimi, 80 pacientë të shtruar në Marsejë për Covid-19 morën hidroksiklorokinë të kombinuar me azitromicinë (një antibiotik konvencional) për 6 deri në 10 ditë. 78 nga këta 80 pacientë pësuan përmirësim të shpejtë klinik dhe u larguan nga spitali brenda dhjetë ditësh. Nga dy pacientët e mbetur, njëri, 74 vjeç, është ende në kujdes intensiv dhe tjetri, 86 vjeç, ka vdekur. Shumica e pacientëve gjithashtu pësuan një rënie shumë të shpejtë (një javë ose më pak) në ngarkesën e tyre virale.

Nëse shkalla e vdekshmërisë e shënuar në këtë studim duket e afërt me atë të vërejtur që nga fillimi i kësaj epidemie në popullatën e patrajtuar, është ulja e shpejtë e ngarkesës virale tek pacientët që duket e mrekullueshme. Në ditën e 8-të të trajtimi, pothuajse të gjithë (93% e pacientëve) ishin negativë pas testimit.
Kjo është shumë më pak se koha mesatare e lëngimit viral për pacientët Covid-19, i cili, sipas të dhënave kineze, është rreth 20 ditë. Qëndrimi mesatar në spital ishte 5 ditë.

A është hidroksilklorina, pra, produkti që pritet të luftojë kundër koronavirusit? Ky studim nuk e tregon qartë këtë, ndonëse dobia e tij po konfirmohet, veçanërisht kur trajtimi zhvillohet menjëherë sapo sëmundja të jetë deklaruar. Profesori Raoult kështu u bën thirrje ekipeve të tjera që “të vlerësojnë urgjentisht kosto-efektivitetin e kësaj strategjie terapeutike për të parandaluar sa më shumë përhapjen e sëmundjes, si dhe për të trajtuar pacientët sa më shpejt që të jetë e mundur, para se të ndodhin çrregullime serioze të frymëmarrjes”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...