Gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID, Voltana Ademi thirrje ministrisë së Mbrojtjes: Transparence me fondet

Premte, 03 Prill 2020 15:36

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi përmes një shkrese zyrtare i kërkon Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjensisë Kombëtare për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore transparence mbi fondet e vëna në dispozicion për mbarëvajtjen e situatës për shkak të COVID-19.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Ademi pyet autoritetet se sa është fondi i shpenzuar nga buxheti i shtetit për ndihmat ushqimore dhe jo ushqimore (materiale higjienike) për muajin mars.

Ajo theksoi se me të drejtën që i jep ligji “Për të Drejtën e Informimit”, kërkon transparencë të plotë.

MESAZHI ADEMIT

 

I jam drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes dhe Agjensisë Kombëtare për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe kam kërkuar informacionin e mëposhtëm:
1. Sa është fondi i shpenzuar nga buxheti i shtetit për ndihmat ushqimore dhe jo ushqimore (materiale higjienike) për muajin mars 2020?
2. Sa është sasia e pakove ushqimore, pakove me materiale jo ushqimore (materiale higjienike) dhe të tjera, që ka përfituar nga buxheti i shtetit secila nga 61 bashkitë e vendit?
3. Cila është përbërja e çdo pakoje ushqimore dhe jo ushqimore të shpërndarë dhe vlera e çdo artikulli të kësaj pakoje?
Pas marrjes së Vendimit për shpalljen e “Fatkeqësisë Natyrore”, qeveria deklaroi mbështetjen për individët dhe familjet në nevojë.

Me të drejtën që jep ligji “Për të Drejtën e Informimit”, kërkoj transparencë të plotë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  1.  
Login to post comments