Rriten me ritme të shpejta të infektuarit në SHBA, 6 mijë të vdekur nga koronavirusi

Premte, 03 Prill 2020 15:40

Në Shtetet e Bashkuara, numri i të konfirmuarve me koronavirus ka arritur në mëse 245 mijë me më shumë se 6000 të vdekur. Në qytetin e Nju Jorkut janë regjistruar mëse 1,560 të vdekur që nga fillimi i pandemisë. Pandemia ka infektuar më shumë se një milion njerëz në të gjithë botën.

Presidenti Trump, i cili është kritikuar sepse fillimisht u përpoq të ulte në komentet e tij rrezikun nga virusi, ka mobilizuar reagimin e qeverisë federale për ta vënë nën kontroll epideminë.

Më shumë se tre të katërtat e amerikanëve janë nën urdhra për të reduktuar ose ndalur aktivitetin e përditshëm. Në popullatën e ndikuar janë edhe dhjetëra mijëra të burgosur, të cilët u njoftuan të mërkurën se do të mbahen të mbyllur në qeli.

Parqe kombëtare, ndër to edhe Kanioni i Madh janë mbyllur për të mos lejuar turistë. Qyteti i Nju Jorkut ka mbyllur pistat publike të basketbollit, në një kohë që përballet me goditjen më të rendë të epidemisë në Shtetet e Bashkuara.

PANDEMIA PARALIZON EKONOMITË

Pandemia ka paralizuar ekonomitë kudo në botë, pasi konsumatorët po pakësojnë shpenzimet, të shqetësuar për shëndetin dhe sigurinë e vendit të punës.

Departamenti amerikan i Punës njoftoi të premten se ekonomia humbi gjatë muajit mars rreth 700 mijë vende pune dhe shkalla e papunësisë u rrit në 4.4% nga 3.5% që ishte në shkurt. Kjo i jep fund një periudhe 113 mujore gjatë së cilës punësimi njohu vetëm rritje.

Gjatë 2 javëve të fundit, ka patur rreth 10 milion kërkesa për pagesë papunësie, pasi mbylljet e bizneseve me urdhër të qeverisë kanë detyruar ndërmarrje të mëdha e të vogla si dhe industri të tëra të ndërpresin aktivitetin.

Presidenti Donald Trump takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me drejtues të kompanive të naftës për të diskutuar mbi rënien historike të çmimit botëror të naftës që kërcënon bizneset e kësaj industrie.

VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...