KLSH: Shteti grabiti shqiptarët 825 milionë euro vetëm në 2017-n

E Enjte, 26 Prill 2018 16:20

Institucionet shtetërore po grabisin shqiptarët, gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më të babëzitura. Ka qenë raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka konstatuar që vetëm në vitin 2017 janë vjedhur 825 milionë euro.  Janë konstatuar shkelje pothuajse në të gjitha institucionet. Në raportin prej 280 faqesh, i cili është dorëzuar në Kuvend nga ana e KLSH, thuhet se shkeljet më të mëdha me efekte të konsiderueshme në kundërshtim me kërkesat ligjore mbeten në fushën e keqmenaxhimit të të ardhurave dhe shpenzimeve të fondeve buxhetore; keqadministrimit të pronës shtetërore e pasuar nga parregullsitë dhe inefeciencat e fushës së prokurimit publik.

 “KLSH nga auditimet e kryera në vitin 2017 ka identifikuar mungesë përgjegjshmërie nga titullarët e institucioneve të çdo niveli, mosnjohje të kërkesave të ligjit të menaxhimit financiar, nivele të dobëta dhe inefeciencë të sistemeve të kontrollit të brendshëm, duke krijuar të gjitha mundësitë për shpenzime jo në përputhje me kërkesat ligjore dhe efektivitet të ulët në shpenzimin e fondeve buxhetore. Nga auditimet e këtij viti, KLSH-ja ka konstatuar se vijojnë praktikat dhe vendimmarrjet institucionale me efekte negative në fondet publike”. Qartësisht, KLSH-ja flet për një qeverisje të degraduar, e cila në finale, sipas saj, ka sjellë një dëm prej 825 milionë eurosh. Por duket se kjo rrugë abuzimi është e vjetër. “Dëmi i konstatuar ka një prirje negative, të konsoliduar në vitet e fundit”, theksohet në raport.  

KLSH ka bërë edhe kallëzimet përkatëse penale. Janë ngarkuar me përgjegjësi penale 129 persona nga të cilët: 23 titullarë institucionesh (7 Bashki dhe ish-Komuna, 7 ZVRPP, 4 ALUIZNI, 1 SH.A. dhe 4 të tjerë);  41 nëpunës të nivelit drejtues të tjerë (pa përfshirë 23 titullarët); 5 subjekte private; 60 nëpunës të tjerë.

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 17:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...