Pyjet komunale të fshatit Shtane në Malzi të Kukësit janë përfshirë nga flakët. Zjarri ka përfshirë rreth 2 hektarë pyje në orës një pas mesnate, i cili ka sjellë dëmtime edhe në linjat e transmetimit të tensionit të lartë që transmeton energjinë e prodhuar nga HEC-et e Grykë Vanave dhe Bushtricës, për në Fierzë.
Në terren janë shërbimet e OST-së, zjarrfikëset e bashkisë Kukës, drejtoria e Pyjeve, Emergjencat Civile dhe banorë të zonës, që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit.
Emergjencat Civile dhe drejtoria e Pyjeve i bënë apel banorëve që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e pyjeve dhe të mos shkaktojnë vatra zjarri. Po në këtë zonë, rreth 1 km më lart janë djegur 3 hektarë pyje me gështenja.