Në disa qytete të vendit tregtarët kanë ulur qepenat. Për dy orë me radhë, ata protestojnë kundër TVSH-së.
Kjo për të kundërshtuar 20 përqindëshin e vendosur që në 1 Prill nga qeveria, për çdo biznes me xhiro-llogari mbi 2 milionë lekë.
Protesta e tregtarëve të vegjël dhe të mesëm nisi paralelisht me protestën në rrugët kryesore dhe do të vazhdojë edhe në ditët e tjera.