Policia ka arrestuan në flagrancë dy persona teksa po i shisnin njëri-tjetrit kanabis. Blendi Stankaj, 46 vjeç dhe Reid Kisha, 22 vjeç janë autorët e vënë në pranga.
Policia e Shkodrës pohon se: “Arrestimi u bë pasi nga ana e shërbimeve të policisë “Shqiponja” në zbatim të planit të Masave “Për kontrollin e lokaleve dhe ambienteve në të cilat dyshohet se shitet dhe shpërndahet lëndë narkotike “tek Pallatet e Nesherakut, lagje “Naim Gjylbegu” Shkodër u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit Blendi Stankaj dhe Reid Kisha, pasi këta shtetas në momentin e arrestimit po i shisnin njëri tjetrit lëndë narkotike”.
Gjatë kontrollit personal të Stankajt ju gjet në një çantë një sasi lënde narkotike canabis sativa. Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e tij ju gjet një sasi tjetër kanabis, me peshë totale afërsisht 2 kg.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve”.