Eksperti i qeverisë amerikane për sëmundjet, Anthony Fauci thotë se Shtetet e Bashkuara janë ende në "fazën e përshkallëzimit" të koronavirusit. Fauci, ekspert i njohur i sëmundjeve infektive, i bëri komentet në një intervistë me shefin ekzekutiv të kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg. Dr. Anthony Fauci, i cili njihet si eksperti kryesor i vendit për sëmundjet ngjitëse, është marrë në të kaluarën me terapitë dhe vaksinën për Sidën si dhe me epidemi të tjera. Ai është aktualisht anëtar i grupit të punës të ngritur nga Shtëpia e Bardhë për frenimin e koronavirusit. Anthony Fauci, ekspert i qeverisë amerikane për sëmundjet "Se sa kohë do të duhet për një kthesë në çështjen e koronavirusit, kjo do të varet shumë nga suksesi që do të kemi në frenimin dhe zbutjen e përhapjes së tij,” tha ai në një bisedë me kreun e kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg. “Nëse virusi lejohet të përhapet i papenguar, do të shohim se piku i tij do të jetë tepër, tepër i lartë, i cili më pas do të fillojë zbritjen.” Ai tha se e gjithë kjo nuk do të jetë e lehtë për shoqërinë, por nëse frenimi dhe zbutja bëhet me sukses, minimumi koronavirusi do të zgjasë disa javë.…